23 Dhjetor 2024

Miratohet Koncept Dokumenti për Fushën e Konkurrencës

Prishtinë, 14 maj - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar, ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 14/98 të datës 18 prill 2019, i cili parasheh marrjen në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit Civil të Gjakovës, për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po sot, me vendim të Qeverisë janë ndarë mjete financiare për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës së për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit si dhe u ndanë mjete financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat (MARRI), me seli në Shkup, për vitin 2019.

Vendim tjetër që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Zona Kadastrale Stançiq, Komuna e Gjilanit.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Koncept Dokumenti për Fushën e Konkurrencës i cili ka për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e konkurrencës, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës dhe funksionimin e lirë të tregut. Me përmirësimin e kornizës ligjore synohet të arrihet përputhshmëri më e lartë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Qeveria aprovoi vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për nënshkrimin e Protokollit shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore dhe u miratua Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar u njoftua për Raportin mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit gjatë periudhës janar-mars 2019, derisa Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, informoi kabinetin qeveritar për procesin e Reformës në Administratën Publike dhe rishikimin e Agjencive të Pavarura, derisa  Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj njoftoi kabinetin qeveritar rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Poashtu, në këtë mbledhje ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, njoftoi kabinetin qeveritar për përmbylljen e punëve dhe datën e përurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”,  Prishtinë -Hani i Elezit, e cila do të bëhet më 29 maj të këtij muaji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)