19 Prill 2024

MINT adreson sfidat për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes KIESA-së dhe Këshillit Evropian i Investitorëve (EIC) do të organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend.

Kjo konferencë, me temë: “Të punojmë së bashku për të zbërthyer potencialin e IHD-ve në Kosovë” mbledh palët kryesore të interesit për të diskutuar IHD-të në Kosovë.

Kjo ngjarje e përbashkët është fillim i një procesi që do të mbledhë të gjithë akterët relevantë dhe një spektër të gjerë të ndërmarrjeve evropiane dhe bizneseve kosovare, në një forum ekonomik dhe B2B, që do të mbahet në qershor të 2023-tës.

Objektivi i përgjithshëm është të nxisë rritjen e IHD-ve dhe eksporteve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)