23 Dhjetor 2024

Ministrja Kusari-Lila takoi importuesit e Derivateve të Naftes

Prishtinë, 6  maj - Ministrja për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari Lila, sot priti importuesit e derivateve të naftës për të dëgjuar shqetësimet e tyre, si dhe për  t’i njoftuar ata rreth ndryshimeve në udhezimet administrative, që kanë të bëjë me cilësine e derivateve të naftës  dhe për humbjet teknike.

Për me teper, znj. Kusari Lila poashtu prezantoi para tyre prioritetet strategjike te Qeverise si dhe lehtesirat ne pergjithesi per biznesin ne Kosove.

Gjatë këtij takimi znj. Kusari-Lila paraqiti planin per permiresimin e situates se pakenaqshme qe ka perfshire sektorin e derivateve, qe konsiderohet si nje nder sektoret me me rendesi ne ekonomine e Kosoves.

Ajo premtoj që Udhezimi Administrativ 2008/21 është rishikuar dhe është ceshtje ditesh që këto ndryshime do të hyjnë në fuqi.

Disa nga ndryshimet qe do te pershihen ne kete udhezim administrative jane liberalizimi i laboratoreve per kontrollim te naftes, ulja e normave te squlfurit nga 50ppm ne 10ppm, trajtimi i vajrave te perdorura si dhe normat e humbjeve gjate transportit.

Znj. Kusari Lila poashtu degjoi nga vetë  importuesit problemet e tyre qe ata i kane hasur gjersa jane duke operuar ne Kosove.

Disa nga problemet e paraqitura ishin normat e humbjeve të njohura nga dogana të cilat nuk janë të unifikuara, shfrytezimi i depove doganore si dhe kontrabanda në pikat 1 dhe 31.

Ndërkohë, Drejtori i Departamentit të Derivateve, Ramadan Buzhala, foli rreth praktikave me te mira që janë në Bashkimin Europian te cilat mund te permiresojne sektorin e derivateve ne Kosove. Ai poashtu paraqiti qe ne ndryshimet qe do te perfshihen ne Udhezimin Administrativ, do te perfshihet edhe pika per Vajrat e Perdorura.

Zv. Kreyministrja dhe Ministrja per Tregti dhe Industri, znj. Kusari Lila, iu premtoi importuesve qe bizneset do te shikohen si partner nga ana e Qeverise se Kosoves, sepse vetem keshtu suksesi eshte i garantuar.

Ajo gjithashtu kerkoj nga Importuesit qe te  jene bashkepunetorë  te Qeverise dhe te ndihmojne ne luftimin e korrupsionit duke raportuar te gjitha veprimet e tilla.

Ne fund, znj. Kusari Lila permendi edhe punen qe eshte duke u bere rreth lehtesimeve per fermerët në Kosovë, ku po shikohen mundesitë për klasifikimin e derivateve për bujqesi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)