23 Dhjetor 2024

Ministrja Kusari-Lila iu është përgjigjur telefonatave të konsumatorëve

Prishtinë, 17 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, të enjten, i është përgjigjur nga kabineti i saj telefonatave të konsumatorëve për problemet e tyre.

Që nga ora 13 deri në 14, periudhë gjatë të cilës Ministrja Kusari-Lila ka qenë në dispozicion të konsumatorëve, janë lajmëruar disa konsumatorë të Kosovës, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre për produktet e blera me defekte dhe afate të skaduara, e të cilët kanë marrë përgjigje konkrete rreth çështjeve të ngritura nga vetë ministrja.

“Përveç faktit që deshëm të tregojmë se jemi shume të brengosur për situatën në treg, për atë dhe çka është përgjegjësi e institucionit që unë drejtoj, dëshiroj t’ju jap bindjen dhe të forcojë besimin e konsumatorëve që të jemi më vigjilent për produktet të cilat i konsumojmë”, tha ministrja Kusari-Lila pas telefonatave me konsumatorë.

Ministrja theksoi se ne do të sigurohemi që Inspektorati i Tregut, që vepron  në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do t’i shqyrtojë këto raste dhe do të shkojë në vendin e ngjarjes për t’i shqyrtuar parregullsitë dhe njëkohësisht edhe për të ndërmarrë masat e parapara me ligj.

“Kjo besoj që do të jetë një fazë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, por në të njëjtën kohë mua si ministre, dhe kabinetit tim si trupë politik-bërës do të na japë një pamje më të mirë lidhur me situatën në treg, ku do të marrim informata të drejtpërdrejta nga konsumatorët”, tha ministrja Kusari-Lila, duke shtuar se kjo praktikë e komunikimit të drejtpërdrejtë me konsumatorët do të vazhdojë në vazhdimësi  një orë në javë, varësisht prej agjendës.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)