Ministrja Hykmete Bajrami u takua me ministrin Arben Ahmetaj
Prishtinë, 16 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, me të cilin bisedoi rreth intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në takim, palët u pajtuan për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të dyja vendet. Për të arritur këto synime, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri të plote që të vazhdojnë kontaktet e tyre intensive në nivel institucional.