07 Janar 2025

Ministrja Bajramii informon bizneset gjakovare

Prishtinë, 6 nëntor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) së bashku me Komunën e Gjakovës organizuan konferencë për të informuar bizneset e këtij rajoni.

Në vazhdimësi këto konferenca, Ministria e Tregtisë dhe Industrisëështë duke i organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit”, ku bizneset po informohen për shërbimet që ofrojnë institucionet e Kosovës që do të ndikojnë në zhvillimine ndërmarrësisë si dhe në krijimin e mundësive lehtësuese për investime.
 
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë,Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj i njoftoi të pranishmit përmbështetjen e vazhdueshme që po e bën ajo  së bashku me institucionet relevante në krijimin e kushteve më të mira të të bërit biznes, që do të ndikojë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Ajo i përmendi edhetë arriturat e kësaj qeveriegjatë kësaj periudhe qeverisjeje,duke theksuar një varg masash qëjanë ndërmarrë për të institucionalizuar dialogun publiko privat si dhe reformat ekonomike që janë duke u ndërmarrë në vazhdimësi.
Ministrja Bajrami, tha “Fondipër Garantimine Kredive, do t’u krijoj mundësi bizneseve të kenë qasje më të lehtë në financa, qëdo të ndikojënë përmirësimine infrastrukturës së kredive, duke garantuar 50 për qind të ekspozimit të rrezikut” tha ajo.
“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë krijuar mundësi të reja për depërtimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare, si dhe do të mundësohen investime në projekte të reja”, theksoi ministrja Bajrami, duke shtuar se do të punohet në plotësimin e standardeve për kualitet të cilësisë të produkteve kosovare, që do t’u mundësojë bizneseve qasje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministrja Bajrami, gjithashtu i informoi bizneset gjakovare dhe se së shpejti do të krijohen  mundësitëe lirimittëtatimit në fitim për periudhat të caktuara përmes pushimeve tatimore.

Njëkohesisht ajo i njoftoi edhe rreth pakossë re fiskale,përmes së cilën është hequr TVSH-ja dhe doganat për makinerinë e lëndës së parë, që do të ndikojë në krijimin e lehtësirave për zhvillim të ndërmarrësisë në Kosovë.
Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet nëprojektin e unifikimittë numrave të ndryshëm të biznesit, në një numër të vetëm, që do të aplikohet në të gjitha procedurat e aktivitetit biznesor.
Ajo ritheksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisëdo të jetë cdo herë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve dhenjëkohësisht falenderoi donatorët që në vazhdimësi mbështesin projektet e ministrisë dhe ftoi bizneset të jenë pjesë aktive e të gjitha aktiviteteve.
Në fund të konferencës u shpallë  ndërmarrjamë e suksesshme në rajonin e Gjakovës, ndërmarrja prodhuese shërbyese “Conin”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)