09 Janar 2025

Ministrja Bajrami vizitoi Organizatën Botërore të Tregtisë

Gjenevë, 16 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, z. Hykmete Bajrami vizitoi Organizatën Botërore të Tregtisë, ku u prit nga Drejtori i Divizionit për Zgjerim të OBT-së, Chiedu Osakwe me të cilin bisedoi rreth mundësive dhe procedurave për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në OBT.

Ministrja Bajrami e njoftoi Osakwe me gjendjen e përgjithshme ekonomike në Kosovë dhe synimet e Qeverisë së Kosovës për vazhduar me integrimin e mëtejshëm në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OBT-në. 

Gjatë vizitës në selinë e OBT-së, ministrja Bajrami e shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjeneve Ramadan Avdiu, zhvilloi takime edhe me Detlev Brauns, shef i Misionit të BE-së në OBT si dhe takoi përfaqësuesit e misioneve permanente të Turqisë, Zvicrës dhe Shqipërisë.

Vizita e ministres Bajrami në OBT u zhvillua në kuadër të përgatitjeve që po bën Qeveria e Kosovës për të aplikuar në këtë organizatë të rëndësishme të tregtisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)