Ministrja Bajrami vizitoi Komunën e Gjakovës
Gjakovë, 6 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të informimit të bizneseve të komunave të Kosovës, sot vizitio Komunën e Gjakovës ku u takua me kryetaren e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila.
Me këtë rast, ministrja Bajrami u informua nga kryetarja Kusari-Lila rreth zhvillimeve aktuale në këtë komunë, me theks të vecantë rreth industrisë dhe zhvillimit të ndërmarrësisë në rajonin e Gjakovës.
Gjatë takimit ministrja Bajrami, shprehu gadishmërinë e saj dhe të institucionit të cilin ajo e drejton për të mbështetur pushtetet lokale në reformat e ndërmarra për të përmirësuar të të bërit biznes në Kosovë, duke mështetur funksionalizimin e zonave ekonomike.
Ajo, po ashtu bëri të ditur se është në finalizim Draft-ligji për Investime Strategjike, që do të përcaktojë fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës dhe do të mundësojë thjeshtëzimin e procedurave për investime strategjike dhe se do të bëjë të mundur negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime të reja në Kosovë, e po ashtu edhe në Gjakovë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithëherë në shërbim të përkrahjes së zhvillimit të ndërmarrësisënë mënyrë që të ndikohet në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit., u shpreh ministrja Bajrami