09 Janar 2025

Ministrja Bajrami takoi ambasadorin hungarez LaszloMarkusz

Prishtinë, 18 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Hungarisë, LaszloMarkusz, të cilit i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.

Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës.Ajo e informoi ambasadorin hungarez për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit  ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për mundësitë e investimeve të investitorëve hungarezë në Kosovë. Gjithashtu u diskutuar edhe për marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik në mes Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Ministrja Bajrami dhe ambasadori hungarez z. Markusz u pajtuan që pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të vazhdojnë negociatat edhe për nënshkrimin e marrëveshjespër mbrojtjendhe promovimin e investimeve të huaja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)