Ministrja Bajrami takoi ambasadoren e Turqisё, Songül Ozan
Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren Ozan me prioritetet e Ministrisё së Tregtisë dhe Industrisë, pёrkrahjen pёr zhvillimin e sektorit privat, pёrfshirё pёrmirёsimin e klimёs sё biznesit, avancimin e politikave tregtare, pёrmirёsimin e lёvizjes sё lirё tё mallrave dhe rregullimin e tregut tё brendshёm.
Ajo theksoi se bashkёpunimi me Republikёn e Turqisё ёshtё intensifikuar dukshёm viteve tё fundit dhe shprehu besimin e saj se kёmbimet tregtare nё mes tё dyja vendeve do tё rriten edhe mё tej, krahas rritjes sё cilёsisё sё produkteve tё Kosovёs qё eksportohen nё tregun turk.
Ambasadorja Ozan i uroi ministres Bajrami detyrёn e re. Ajo e konfirmoi gatishmёrinё e Republikёs sё Turqisё pёr bashkёpunim sa mё tё ngushtё me Republikёn e Kosovёs, nё fushat qё janё nёn pёrgjegjegjёsinё e Ministrisё sё Tregtisё dhe Industrisё.
Ajo shfaqi shpresёn qё me ratifikimin e Marrёveshjes pёr Tregti tё Lirё nga parlamentet e tё dyja vendeve do tё hapen mundёsi tё reja pёr bashkёpunim dhe kёmbime tregtare nё mes tё bizneseve turke dhe kosovare.