Ministrja Bajrami mori pjesë në hapjen e Qendrës Tregtare QTX
Prishtinë, 21 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hoti sot morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendres Tregtare QTX , në Xerxë.
Ministrja Bajrami në fjalën e saj përshëndetëse tha se hapja e 70 vendeve te punës është tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe falënderoj pronaret për investimin e bërë. Ndër të tjera ajo tha se zhvillimi ekonomik po ndodh sepse është agjendë e të gjitha ministrive të Qeverisë Mustafa dhe jo vetëm e një ministrie.
Në fund të fjalës së saj, ajo informoi të panishmit për të gjitha aktivitet që po ndërmerr Qeveria për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovë.