28 Dhjetor 2024

Ministrja Bajrami ftoi bizneset austriake të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë, ku morën pjesë anëtarë të Parlamentit Federal të Austrisë, të Senatit, përfaqësues të shumtë të bizneseve etj.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami foli për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e sektorit privat dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, si gjeneruesit kryesorë të krijimit të vendeve të punës në vendin tonë.

Ajo tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon pa ndërprerë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, meqë kjo është mënyra më e mirë e tërheqjes së sa më shumë investimeve të huaja në vendin tonë.

Po ashtu, ministrja përmendi edhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në e cila, përveç faktit se ua mundëson produkteve kosovare të depërtojnë në BE pa barriera, e integron Kosovën në një hapësirë afariste atraktive për investitorët e huaj.

Ajo i ftoi bizneset austriake që të investojnë në Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë mbështetjen e plotë institucionale për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik me Austrinë. 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)