Ministrja Bajrami ftohet pёr njё vizitё zyrtare nё Shqipёri
Prishtinë, 23 dhjetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi sot ambasadorin e Republikës sё Shqipёrisё nё Kosovё, Qemal Minxhozin.
Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Minxhozi me prioritetet e Ministrisë, përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat, pёrfshirё pёrmirёsimin e klimёs sё biznesit, avancimin e politikave tregtare, pёrmirёsimin e lёvizjes sё lirё tё mallrave dhe rregullimin e tregut tё brendshёm.
Ajo theksoi se bashkёpunimi me vendet e rajonit ka njё rёndёsi tё veҫantё dhe shfaqi zotimin e saj se do tё punojë me pёrkushtim pёr eliminimin e barrierave tregtare qё pengojnё bizneset.
Ambasadori Minxhozi i uroi ministres Bajrami detyrёn e re. Ai e konfirmoi gatishmёrinё e Republikёs sё Shqipёrisё pёr bashkёpunim sa mё tё ngushtё me Republikёn e Kosovёs, nё fushat qё janё nёn pёrgjegjegjёsinё Ministrisё sё Tregtisё dhe Industrisё.
Me kёtё rast, ai e pёrcolli ftesёn e ministres shqiptare të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, pёr njё vizitё zyrtare nё Republikёn e Shqipёrisё.