Ministria e Financave emeton sot obligacione në shumën prej 30 milionë euro
Prishtinë, 16 maj - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.
Në këtë ankand sipas MFPT-së do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.