Ministri Zharku udhëtoi për në Munih të Gjermanisë
Konferenca është organizuar nga Agjencia për Promovimin e Investimeve, respektivisht nga Zyra për promovimin e investimeve në Vjenë dhe në bashkëpunim me Odën e Industrisë dhe Tregtisë së Munihut.
Në konferencë, përveç ministrit Zharku, do të raportojnë për klimën dhe mundësitë për investime në Kosovë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, zyrtarë të Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues të Odës së Industrisë dhe Tregtisë së Munihut. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanive gjermane të cilët kanë investuar në Kosovë do të raportojnë për përvojat e tyre në Kosovë.
Interesim për të marrë pjesë në këtë konferencë kanë shprehur më shumë se 100 kompani gjermane të sektorëve të ndryshëm, të gatshme për tu njohur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.
Konferenca mbahet në vazhdën e konferencave të planifikuara për këtë vit nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, e që është një mundësi e mirë për ta paraqitur klimën e favorshme dhe joshjen e investitorëve për investime në Kosovë.Your browser may not support display of this image.