22 Dhjetor 2024

Ministri Veseli i gatshëm t’u dalë në ndihmë qumështarëve

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Nehat Ramadani, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe me përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit. 

Në këtë takim është diskutuar për problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit si pasojë e pandemisë. 

Në takim është kërkuar që Qeveria e Kosovës t’u bëjë një zgjidhje për shkak të sasisë së grumbulluar të djathit, të ndalohet vaji i palmës, të ndahen produktet e qumështit bimore dhe shtazore etj. 

Ministri Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i përkrahë kërkesat e tyre dhe t’u bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë. 

Ministri ka kërkuar që të sjellin të dhënat e sakta se sa janë stoqet e djathit dhe sa është kapaciteti i prodhuesve vendorë për ta mbuluar kërkesën e tregut në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e një vendimi që do t’u bëhej një zgjidhje prodhuesve vendorë. 

“Jam shumë i interesuar dhe po angazhohem që t’u dalë në ndihmë duke ofruar zgjidhje me vendime institucionale, që prodhuesit vendorë ta ndjejnë dorën e shtetit. Por duhet thënë se çdo vendim që merret duhet të këtë një arsyeshmëri, një bazë ligjore që vendimi i ministrit të jetë i qëndrueshëm.  Prandaj kërkojë nga ju që t’i sillni të dhënat e sakta se sa janë stoqet, sa është konsumi dhe sa është prodhimi ditorë? Nëse nuk kemi të dhëna për kapacitetet tona prodhuese, ne nuk mund të marrim vendime, që pastaj mund të na nxjerrin telashe tjera”.

Sa i përket kërkesës që t’u bëhet një zgjidhje për stoqet, ministri është zotuar se do t’u bëjë një kërkesë të gjitha institucioneve publike që të furnizohen me produkte vendore të qumështit, - kjo si një ndihmë shtesë për prodhuesit vendorë. 

I një qëndrimi me ministrin ishte edhe zv/ministri i BPZHR-së, Nehat Ramadani, duke kërkuar të dhëna të sakta nga përfaqësuesit e shoqatave të pranishëm.

Ndërsa drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, kanë folur kryesisht për cilësinë e produkteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)