22 Dhjetor 2024

Ministri Krasniqi inspekton nga afër zbatimin e masave anti-COVID

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin Lulzim Syla kanë vizituar disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID 19, si dhe me sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë.

Ministri ka kërkuar nga bizneset të tregohen të kujdesshme në këtë zbatimin e masave.

 “Ne dolëm nga afër për të parë se sa po respektohen këto masa nga bizneset tona. Ne kemi rritur inspektimet në tërë vendin dhe në tërë komunat. Pas heqjes totale të masave dhe pas kthimit të tyre ka qenë një vështirësi me të cilën inspektorati jonë është përball. Ka pasur problem, janë shqiptuar edhe gjoba, por tani ajo që po shohim është se inspektorët kanë bërë një punë të madhe”, ka deklaruar ministri.

Ministri Krasniqi është interesuar edhe për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushë.

“Disa takime që i kam pasur me shoqata të ndryshme kanë shprehur shqetësimet e tyre për cilësinë e disa produkteve të importuara prandaj ne jemi këtu bashkë me ekspertë të fushave  për të parë cilësinë dhe sasinë. Kemi thënë në fillim që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor dhe ajo e konsumatorit dhe ne po bëjmë çmos që t’i mbrojmë prodhuesit tone”,  është shprehur ministri Krasniqi.

Ministri është shprehur  kënaqur me të gjitha masat si dhe me renditjen e ushqimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)