Ministri Hasani raporton para Komisionit për Integrime Evropiane për MSA-në
Prishtinë, 5 qershor - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane do të raportojë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit.
Komisioni për Integrime Evropiane po në ketë mbledhje do te bëj shqyrtimin ei Projektligjit për miniera dhe minerale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Po sot ky komision do të shqyrtojë edhe Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së si dhe do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.