Ministri Beqaj prezantoi mundësitë e investimeve në Kosovë
Vjenë, 25 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj në Forumin Ekonomik të Vjenës ka prezantuar prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë për investime të huaja në të gjitha fushat e ekonomisë në Kosovë.
Ministri Beqaj ka potencuar që Kosova krahasuar me vendet në rajon, ka politika të favorshme ekonomike të cilat inkurajojnë që investitorët të shqyrtojnë mundësitë dhe të përcaktohen për të investuar kapitalin e tyre në vend.
Ai poashtu theksoi që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka vendosur prioritetet e saj, të cilat kanë të bëjnë me promovimin e sektorit të energjisë, minierave, telekomunikacionit dhe IT-së, dhe fusha të tjera me interes, të cilat do të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe zvogëlimin e normës së papunësisë.
Beqaj ka përmendur rëndësinë e tërheqjes së kapitalit privat në vend dhe nevojën për transformimin e ndërmarrjeve publike me qëllim të krijimin të një ekonomie funksionale të tregut; ka promovuar mundësitë për partneritete publiko-private në projekte konkrete, arritjet në kuadër të procesit të përbashkët për eliminimin e barrierave biznesore, të cilat do të kontribuonin në fuqizimin e sektorit privat dhe rritjen ekonomike në vend.
Ministri Beqaj prezantoi bazën legjislative e cila rregullon sektorët e lartpërmendur, të cilën MZHE e ka proceduar dhe e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kreu i MZHE-së prezantoi edhe projektet si KEDS, ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe procedurat për Zonat me interes të veçantë në lëminë e minierave, për investime në prodhimin e energjisë se ripertritshme dhe prioritetet tjera në lëminë e zhvillimit ekonomik.