24 Dhjetor 2024

Ministrat e G7-ës kritikojnë ashpër tarifat amerikane të importit

Washington, 3 qershor - Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin u përball me kritika të ashpra të ministrave të financave të vendeve të G7-ës, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja nga Amerika, për importet e çelikut dhe aluminit.

Bruno La Maire, ministri francez i financave, i zemëruar paralajmëroi se lufta tregtare mund të fillojë brenda pak ditësh.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross u takua me zëvendëskryeministrin kinez Liu He në Pekin për të zbutur tensionet tregtare.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter vijon të këmbëngulë se SHBA-të kanë qenë të mashtruara në këtë tregti.

Ai shprehu bindjen se tarifat e çelikut do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA, të cilat ai thotë janë jetësore për sigurinë kombëtare. Z. Trump gjithashtu është ankuar për pengesat që firmat amerikane përballen në Evropë dhe gjetkë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)