MF mban ankandin e letrave me vlerë prej 20 milion euro
Prishtinë, 28 janar - Ministria e Financave ka mbajtur sot ankandin e letrave me vlerë, ku u ofertuan në vlerë nominale prej 20 milion euro në formë të Obligacioneve Qeveritare 3 vjeçare.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 54.22 milion euro, ndërsa norma e interesit për këtë ankand ishte 2.41% vjetore.
Në këtë Ankand blerësit sipas kategorive ishin Bankat me 19.75 milion euro dhe Kompanitë e Sigurimeve me 0.25 milion euro.