23 Dhjetor 2024

"Metaliku Ena" tërhiqet nga vala 52 e privatizimit

Prishtinë, 26 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se ka tërhequr sot nga Vala 52 e privatizimit, “Ndërmarrën e Re Metaliku Ena – Fabrika e Prodhimit të Enëve SH.P.K.”.

Kjo ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 19 tetor të këtij viti, bashkë me 24 ndërmarrje të tjera.

Tërheqja nga privatizimi i , “Ndërmarrës së Re Metaliku Ena – Fabrika e Prodhimit të Enëve SH.P.K.”, është bërë për shkak se për këtë tender Dhoma e Vecantë e Gjykatës Supreme të Kosovës e cila ka juridiksion mbi AKP, ka lëshuar masë të përkohshme.

Lista e ndërmarrjeve që do të shiten përmes Valës 52, përmban 24 ndërmarrje të reja. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 12 tetor 2011.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 19 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)