Merkel paralajmëron SHBA-në, për marrëveshje tregtare me vende të tjera
\"Nëse ne si Bashkim Europian nuk do të shënojmë progres, ose progresi do të jetë i ngadaltë, do të duhet të marrim parasysh qëndrimin me SHBA-në, pra do të duhet të negociojmë sa më parë marrëveshjet\", tha Merkel.
Kancelarja gjermane theksoi gjithashtu se BE-ja po zhvillon bisedime për tregtinë e lirë me vende të tjera, përfshirë Japoninë, Indinë dhe Australinë. SHBA-ja mbetet partneri kryesor tregtar i vendeve të BE-së.
Megjithatë, politika ekonomike e administratës Trump, \"Amerika e para\", ka ngjallur debate se cilat do të jenë përparësitë e strategjisë tregtare të Europës, nëse SHBA-ja ndërmerr një qëndrim të ashpër ndaj importeve europiane.