Merkel: Niveli i lartë i euros do të vështirësonte reformat
Berlin, 13 qershor - Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi të premten se niveli i lartë i euros do të vështirësonte reformat që duhen bërë në vendet evropiane.
Një euro shumë e fortë bën që ato (Spanja dhe Portugalia) me shumë vështirësi të mund të zbatojnë reformat dhe të marrin rezultate, në eksport për shembull, deklaroi Merkel, pasi përshëndeti reformat e rëndësishme të realizuara nga Spanja dhe Portugalia.
Këto deklarata të kancelares gjermane, me rastin e një kongresi të ndërmarrjeve gjermane në Berlin, mundësuan përshpejtimin e rënies së monedhës unike evropiane, që u vlerësua 1,1168 dollarë për një euro në mëngjes kundër 1,1260 dollarë të enjten rreth orës 21:00 GMT.