20 Prill 2025

Merkel mbetet e e angazhuar për tregtinë e lirë

Berlin, 18 janar - Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha industrialistëve të vendit se mbetet e e angazhuar për tregtinë e lirë.

Komentet e saj po konsiderohen si një kundërpërgjigje indirekte ndaj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi prodhuesit gjermanë të automjeteve se do të vendosë një taksë kufitare prej 35% për makinat e importuara në tregun amerikan.

Duke folur për Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, Merkel tha se qeveria e saj është e angazhuar në rritjen e biznesit.

\"Duhet ta luftojmë këtë betejë dhe unë jam gati për ta bërë këtë. Na presin veprimtari të rëndësishme përpara, jo vetëm një vit interesant i zgjedhjeve, por edhe presidenca e G20-s. Duhet të bëjmë sa të mundemi në samitin e korrikut në Hamburg për të arritur sa më shumë sukses ose të paktën të sigurojmë marrëveshjet ekzistuese.\"

Komentet e Merkel-it erdhën pas paralajmërimit që ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, i bëri Trump-it mbi rreziqet e politikave proteksioniste.

Manjati i pasurive të paluajtshme kritikoi kompani të tilla si BMW, Daimler dhe Volkswagen që nuk kishin prodhuar më shumë automjete në SHBA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)