Merkel: Euro do të mbijetojë krizën e borxheve
Bruksel, 26 nëntor - Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se monedha Euro e përdorur nga 16 vende do të mbijetojë krizën e borxheve, që ka përfshirë kontinentin evropian. Ajo shtoi se asnjë vend i Eurozonës nuk rrezikon të ristrukturojë borxhin e vet.
Kancelarja Merkel i bëri këto komente sot në Berlin, në përpjekje prë të siguruar tregjet financiare, ndërsa Euroja është në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit përkundrejt dollarit amerikan.
Shumë analistë kanë shprehur shqetësim se vlera e Euros mund të bjerë edhe më tej, nëse Spanja dhe Portugalia ndjekin shembullin e Greqisë e të Irlandës, duke kërkuar ndihma financaire massive nga komuniteti ndërkombëtar.
Kancelarja pranoi se ekziston, siç u shpreh ajo, një nervozitet i madh në tregjet financiare. Por ajo tha gjitahshtu se ka më shumë besim se në fillim të vitit se Bashkimi Evropian do të dale më i fortë nga sfidat aktuale.
Zonja Merkel dhe Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, do të diskutonin sot në telefonin lidhur me krizat në Evropë.