Mercedes thyen rekordin e shitjeve
Shtutgard, 16 janar - Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes Benz njoftoi sot se në vitin e kaluar ka realizuar shitje rekorde, në saje të kërkesave të mëdha në Azi, SHBA dhe në vendet e Lindjes së Afërt.
Shitja e Mercedesit vitin e shkuar është rritur për 4.5 për qind në krahasim me vitin 2011, përkatësisht janë shitur 1 423 000 automjete, që është shitje rekorde për këtë markë të automjeteve, transmeton lajmin e agjencisë së lajmeve AP portali autolajme.
ÂMegjithë ambientin e vështirë në tregun e Evropës jugore, kemi arritur të tejkalojmë shitjen rekorde të vitit 2011Â, publikoi prodhuesi gjerman.
Shitja e automjeteve Mercedes në SHBA është shtuar për 11.8 për qind dhe në këtë mënyrë tregu amerikan u bë më i madh sesa ai vendës. Në Kinë shitja është shtuar për 1.5, në Lindjen e Afërt për 16.8 dhe në Japoni për 24.9 për qind.