Mercedes i arrin Leksuks dhe BMW në autotregun në SHBA
New York, 23 dhjetor - Grupacioni Mercedes-Benz, i cili punon në suaza të konglomeratit gjerman Daimler, këtë vit në SHBA do të mund të shesë diçka më pak automobila se Leksus dhe BMW, por dallimi në dërgesa do të jetë i zvogëluar, kumtoi sot në nga drejtorët e Mercedes, Ernst Lib.
Jam i sigurtë se mund të jemi të tretët, tha Lib, i cili është kryetar i filialit të Mercedes-it në SHBA.
Mercedes dhe BMW këtë vit e zvogëluan dallimin në shitjen e automobilave luksoz dhe sportiv-të terrenit në SHBA në krahasim me Leksus, i cili stagnon me rritjen e dërgesave në tregun amerikan prej vitit 2000.
Leksus e ruajti pozicionin e liderit para BMW-së, me rreth 5.000 automobila të shitur më shumë deri në nëntor, prëderisa ndërkaq industria automobilistike bavareze i ikë Mercedes-it për 545 automjete.
Leksus do ta ruajë pozicionin e liderit këtë vit, ndërsa BMW do të përfundojë në vendin e dytë, tha Lib.
Ai përkujtoi se Leksus para katër viteve shiti 75.000 automjete më shumë se Mercedes, ndërsa BMW 40.000. Sipas tij, në fund të këtij viti Leksus do ti ikë Mercedes-it për 6.000 automjete, ndërsa BMW për 1.500.Kjo është e arritur mjaft e mirë për Mercedes, tha Lib.