23 Dhjetor 2024

Më 8 maj do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Prishtinë, 30 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 8 maj, do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)