23 Dhjetor 2024

Me 500 produkte vendore nisin "Javët eBiznesit Kosovar 2019""

 Prishtinë, 27 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, për të shtatëmbëdhjetin vit po realizon fushatën “Javët e Biznesit Kosovar 2019”, traditë 17 vjeçare me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se ky projekt tashmë tradicional ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese për konsumimin e prodhimeve vendore Made in Kosova e cila do të promovoj prodhimet vendëse në të gjitha trevat shqiptare e më gjerë.

Gjatë këtij projekti do të prezantohen  mbi  shumë biznese dhe mbi  50 mijë produkte vendore si mundësi e zëvendesimit të prodhimeve serbe, pas vënies së taksës për import të Serbisë dhe Bosnjës tash një vit.

Sipas tij duhet rritet edhe cilës e prodhimeve vendëse.

“Kosovës i duhet zhvillim ekonomik dhe ne si AKB e duam këtë sepse kemi një zhvillim, por akoma ekziston papunësia e varfëria. Institucionet duhet bërë edhe më shumë sesa deri tash për bizneset sidomos ato prodhuese, me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik,  rritjes së kapaciteteve prodhuese, punësimit deri në zëvendësimin e të gjitha prodhimeve të huaja“, tha Agim Shahini.

 Kryetari i AKB-së shtoi se Prodhuesit e Kosovës kanë treg jo të pakët në vend, falë bashkѱpunimit me konsumatorët. Po ashtu edhe eksporte dhe tasksa tash një vit ka ndikuar edhe më shumë në fuqizimin e tyre në të gjitha aspektet.

Sipas tij taksa dhe vënia e flamujve në produkte, kanë rrit edhe më shumë vetëdijen për konsumin e prodhimeve vendore. Derisa Serbia  ka humbur shumë nga vënia e taksës për një vit efektet e së cilës do ti publikoi AKB-ja së shpejti.

Ai shtoi se Kosova është e vogël, por mundësitë janë të mëdha dhe tash vendi ka mbi 50 mijë artikuj prodhues vendëse Made in Kosova. Me konsumimin e prodhimeve vendore ndihmohet prodhimi e zhvillimi i vendit.

“Do të jemi bashkë derisa t‘í zëvendësojmë të githa prodhimet e huaja, por  për të arritur këtë duhet të jemi më besnik edhe ndaj konsumatorëve të cilëve duhet ofruar produkte edh emë cilësore“, tha Shahini.

Ndërsa Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-se, tha se Javët e Biznesit Kosovar edhe në këtë vit po  realizohen me aktivitete të ndryshme nëpër tërë Kosovën, me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza dhe debate të ndryshme informative, ku do të përfshihen më shumë se 150 biznese prodhuese, përpunuese dhe shërbyese. Tradita 17 vjeçare e këtij projekti ka qenë në forma të ndryshme.

Ajo tregoi se aktivitetet sipas nisin me promovimin  e prodhimeve vendore me  27 nëntor deri me 14 dhjetor.

Menaxherja e AKB-së  tha se JBK, është një nismë e AKB-ja nga viti 2003 dhe organizohet për 17 vite me radhë dhe që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbare shqiptarë për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja.

Efektet e këtij projekti tradicional tashmë ne Kosovë janë të dukshme dhe të prekshme, që kan ndikuar në rritjen e konsumit të prodhimeve vendore, në rritjen e cilësisë së këtyre produkteve nga prodhuesit vendor si dhe përmirësimin e ambientit afarist me politika fiskale nxitëse për investime të reja në sektorin privat, e sidomos atë prodhues, tha Ajdini.

Sipas saj kjo nismë pritet të sjellë një vetëdijesim më të madh te qytetarët mbarëshqiptar, se prodhimet vendore tashmë janë cilësore dhe konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve.

Rritja e bashkëpunimit dhe promovimit mes bizneseve  të Kosovës me  vendet e Ballkanit dhe BE-së. Prezantimi i prodhuesve dhe grosistëve mbarëshqiptar me produktet Kosovare.  Promovim i produkteve  Kosovare  që mund të bëhen liderë në tregun rajonal sidomos në fushën e bujqësisë, turizmit dhe energjetikës.

Sipas saj projekti në vendet e BE-së ka qëllim edhe ngritjen e imazhit e Kosovës dhe ekonomisë së saj duke kthyer besimin e investitoreve të huaj për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)