Më 25 tetor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
Prishtinë, 18 nëntor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se më 25 nëntor 2021 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.
Në këtë ankand sipas MFPT-së do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.