Më 23 tetor mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Në këtë ankand sipas MF-së do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.