22 Dhjetor 2024

McDonald`s hapë 45 restorante në Rusi

Moskë, 3 shkurt - Zinxhiri amerikan i restoranteve për ushqim të shpejtë McDonald`s do të hapë 45 vende të reja të shitjes në Rusi gjatë këtij viti.

 

Këtë sot e lajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Xhejms Skiner, i cili shtoi se me 45 restorantet e reja, McDonald`s do të ketë gjithsej 290 restorante në Rusi.

“Zgjodhëm Rusinë meqë shitja shkon mirë, ndërsa edhe Rusia është njëra prej vendeve kryesore për investime të reja në vitin 2010”, u deklaroi Skiner mediumeve perëndimore. Përndryshe, restoranti i parë i McDonald`s-it në Rusi është hapur më 31 janar të vitit 1990 në Moskë në sheshin “Pushkin”.

Selia e kompanisë McDonald`s gjendet në shtetin federal amerikan Ilinois. Kjo kompani për ushqim të shpejtë në kuartalin e fundit të vitit 2009 fitoi 1,2 miliardë dollarë, që është për 23 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)