Mbyllen mbi 41 mijë kompani tregtare në Itali
Romë, 23 nëntor - Kriza ekonomike është bërë shkak për mbylljen e 40 për qind të kompanive tregtare, për rënien e prodhimit kombëtar bruto dhe për shtimin e papunësisë në Itali.
Konfindustria italiane njoftoi se në Itali ka rënë ndjeshëm edhe konsumi i brendshëm çka ka shkaktuar ndërprerjen e aktiviteteve tregtare të mbi 41 mijë kompanive në nëntë muajt e parë të vitit 2011.
Sipas këtij burimi mbi 16 mijë kompani italiane që kanë falimentuar ndodhen në jug të Italisë, kryesisht në ishujt Kampania, Sicilia dhe Pulia.