Mbrojtja e shëndetit publik nga mallrat e falsifikuara
Prishtinë 25 nëntor - Sot Dogana e Kosovës në bashkëpunim me EULEX organizuan seminarin mbi \"Mbrojtjen e shëndetit publik të konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara\".
Organizimi i seminarit Mbrojtja e Shëndetit Publik nga Mallrat e Falsifikuara në bashkëpunim me EULEX-in, dhe ekspozimi i produkteve të falsifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar, vendosja e billbordave/posterve në kryeqytet dhe Zyrat Doganore, ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun e shëndetit që mund tu shkaktohet nga mallrat e falsifikuara.
Me ndihmën e faktorëve Ndërkombëtar si; Ambasadës Amerikane dhe BE-së, përmes projekteve të ndryshme është dhënë asistencë në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve si dhe harmonizim të legjislacionit primar dhe sekondar në Kosovë në fushën e pronësisë intelektuale.
Po ashtu, është dhënë një kontribut i veçantë edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit për të mbrojtur publikun ndaj kërcënimit për shëndetin dhe sigurinë
Dogana e Kosovës përveç mbledhjes se te hyrave luan rol shumë të rëndësishëm edhe në identifikimin dhe ndaljen në kufi të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale.
Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë.
Vlen të theksohet se, njëra nder rezultatet e kënaqshme është edhe ngritja dhe forcimi I bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, kjo vërehet përmes aplikimeve ne Doganën e Kosovës, ku nga viti ne vit janë shtuar kërkesa për veprim, e qe tani Dogana numëron gjithsej 96 aplikacione të aprovuara për 377 marka tregtare dhe 34 vepra te autorit.