29 Dhjetor 2024

Mbledhja e akcizës nga duhani rritet për 30 milion euro

Prishtinë, 4 tetor - Dogana së Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe më tej të rris të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës. 

Adriatik Stavileci nga Zyra për Informim e Doganës ka theksuar se gjatë muajit shtator ka vazhduar trendi i mirë i mbledhjes së të hyrave e sidomos performacë të mirë ka pasur taksa e akcizës.

Akciza e grumbulluar nga importi i duhanit në krahasim me vitin e kaluar sipas tij është për 29,6 milion euro më shumë.

\"Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka  shënuar rritje të  importit   të cigareve me afër 100 ton, ndërsa në total  në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 ton me shumë produkte të duhanit të zhdoganuar\", ka thënë Stavileci.

Kjo sipas tij ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shume më të larta. Kështu në periudhe të njëjte kohore  totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milion €, ndërsa në vitin 2016 kemi inkasuar 125,2 milion euro apo saktësisht 29,6 milion €  më shumë, që tregon se kemi  rritje të inkasimit në shkallë prej  30.19%.

\"Atributi kryesor i doganës është menaxhimi shumë i mirë i importit ligjor të duhanit dhe ulje e kontrabandës në shkallë të madhe, pra kjo rritje nuk do të ishte e mundur po të mos ndalej kontrabandimi i duhanit me aksione e rregullta nga Dogana. Pasi ne kemi të zhdoganuar 293,1 tonë më shumë se viti i kaluar\", ka thënë Stavileci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)