Mbi 500 litra produkte qumështi kontrabandë
Prishtinë 3 prill - Dje në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë. Automjeti i llojit BMW me targa të Kosovës është ndalur dhe pas kontrollës është gjetur një sasi e madhe e produkte të qumështit të kontrabanduara (jogurt, ajke, qumësht) me origjinë nga Serbia.
Kjo edhe është sasia më e madhe e zbuluar e produkteve të qumështit të cilat transportoheshin me automjet të udhëtarëve, produktet ishin futur në të gjitha hapësirat e zbrazta të automjetit gjithashtu edhe në pjesën e përparme tek motori i automjetit.
Pas përfundimit të numërimit në automjet gjendeshim mbi
- 300 litra jogurt
- 100 litra qumësht
- 100 kg ajkë
- 25 litra qumësht me çokolatë
Vlera totale e këtyre mallrave është 466 euro, kurse malli është konfiskuar.