Mbi 50 biznese nga Kosova po marrin pjesë në Panairin e Izmirit
Izmir, 23 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2014, me moto \"Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?\" e kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Ramdan Hasani, zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe mbi 50 biznese nga Kosova po marrin pjesë në Izmir- Turqi, në Panairin e Ushqimit dhe Teknologjisë ushqimore- Foodex 2014.
Gjatë hapjes zyrtare të pranishëm ishin:Guvernatori i Izmirit z.Mustafa Toprak,Deputeti me origjinë shqiptare në Parlamentin Turk z.Rifat Saiti, Nënkryetari i bashkisë së Izmirit, zv.Ministri i Bujqësisë së Turqise si dhe shumë biznese nga vende të ndryshme të botës.
Agim Shahini, Kryetari i AKB-së gjatë fjalimit përshëndetës në hapjen zyrtare të Panairit tha:
Kosova është vend intersant për investime nga Turqia dhe në këtë drejtim kemi shumë investitorë sic janë ÇALIK dhe LIMAK një nga investitorët më të fuqishëm turk në Kosovë dhe shum të tjerë të cilët kanë marë pjesë në privatizim dhe në ndërtim të infrastrukturës duke gjetë veten si në shtëpinë e tyre.
Shqiptarët e kan konsideruar gjithmonë si shtëpi të dytë dhe sot ky shtet ka me miliona shqiptarë dhe gjithë këta janë pjesë e zhvillimit ekonomik dhe politik të integruar në Tuqi dhe në këtë drejtim e ftoj Diasporën Shqiptare të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
Gadishmëria shtetërore dhe biznesore e Turqisë për ta mbështet Kosovën nuk ka munguar asnjeherë tha në fjalimin e vet Organizatori z.Osman Gencer, Drejtori gjeneral i Kompanisë së panaireve Genciz.
Shahini në fund falmnderoi organizatorin Joudy Group për mundësin që ju ka dhënë bizneseve të Kosovës për të marrë pjesë dhe për të promovuar vlerat e ekonomisë së Kosovës, por njëkohësisht këso organizimesh do të vazhdojn edhe ne vendet e tjera si organzime të përbashkëta.