26 Dhjetor 2024

Mbi 5 mijë produkte vendëse në Javët e Biznesit Kosovar

Prishtinë, 29 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve në një ceremoni të organizuar sot bëri hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2017”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky manifestim tradicional, po mbahet për të pesëmbëdhjetën herë në Kosovë dhe jashtë saj.

Sipas tij "Javët e Biznesit Kosovar", nuk janë vetëm projekt i AKB-së, por  mbar popullor dhe shtetror.

"Kjo demostron pronësinë nacionale, por edhe përkushtim konkret i shtetit për të mbështet  promovimin  e prodhimtarisë  vendëse  duke i dhënë fuqi  të qëndrueshme ekonomisë prodhuese dhe asaj përpunuese në Kosovë", tha Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se  objektivi i AKB-së që nga viti 2003 është që të promovoj ekonominë vendore, të rritet konsumi i prodhimeve vendëse, të stimulohen prodhuesit dhe të inkurajohet  qeveria për krijimin e një mjedisi më të favorshëm  për zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Shahini , shtoi se kryeministri Haradinaj, pati guxim të madh që sistemin fiskal ta fus në reforma të thella, duke i hequr taksat për të gjitha teknologjit dhe lëndën e parë prodhuese, kërkesë ko e kahmotshme e AKB-së dheqë  presim rezultate nga një janari i vitit 2018.

Sipas tij politikat zhvillimore duhet të jenë të kujdesshme dhe  më të favorshme  dhe në udhëtim  do të jemi bashkarisht.

"Duke konsumuar prodhimet vendëse të gjithë bëhemi pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, prania institucionale, është për ne një mesazh i qartë  mbështetës se ky vend po ec përpara", tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se vetëm s'mundemi e bashkë mundemi. duhet të krijohet një vetëdije  kombëtare që prodhimet vendëse të kenë përparësi nga të gjithë, si nga tregtari ashtu edhe nga konsumatori. Pra produkteve vendore ti jepet prioritet.

"Tregtarët nuk humbin, nëse  konsumohen prodhimet vendore dhe bëjë apel që  në secilën familje e shtëpi  ti jepet prioritet produkteve vendore dhe t'i zëvendësojnë ato të importuarat", tha kryeministri Haradinaj.
Kreu i qeverisë,  ofroi mbështetje të parezervë ndaj bizneseve sidomos atyre prodhuese.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se përkushtimin për të ndihmuar prodhuesit e kemi dëshmuar që në veprimet e para, me dialogun e filluar me prodhues, me të cilët është biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për të lehtësuar prodhimin në vend.

Dardan Gashi, ministër i Diasporës dhe Investimeve  Strategjike, kërkoi që prodhimet e Kosovës të konsumohen sa më shumë, sepse janë më të mira e ku përfitues do jenë të gjithë.
 
Besim Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, tha se me konsumimin e prodhimeve vendëse do kemi zhvillim më të madh, punësim  e mirëqenie më të mirë.

Ai premtoi se idet e bizneseve  që  kanë qëllim zhvillimin ekonomik e punësimin do ti mbështesin.

Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit Anamali, tha se është shumë e rëndësishme që prodhimet vendëse të konsumohen sa më shumë se ato të importuarat, ku pos zhvillimit, rritet edhe punësimi e mirëqenia  dhe ndalet eksporti i parave jashtë.

Ai ftoi bizneset nga Kosova e viset tjera që të investojnë edhe në Ulqin, ku ka resurse të bollshme.

Ardita SInani nga Lugina e Preshevës,  tha se është me rëndësi jetike konsumimi i prodhimeve vendore, gjë të cilën duhet ta bëjë secili.

Ajo inkurajoj bizneset që të shkojnë e investojnë edhe në trevat shqiptare në Luginën e Preshevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)