Mbi 40 milionë euro investime të huja më pak se në vitin e kaluar
Prishtinë, 29 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi pjesën e parë të hulumtimit "Vlerësimi i Nevojave te tregut të Punës 2019” në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se ky hulumtim, realizohet për herë të shtatë në Kosovë nga AKB-ja dhe sivjet publikohet në tri pjesë pasi që është voluminoz dhe interesant për publikun dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare, por dhe për të lansuar më mirë edhe nëpër qendrat të tjera të Kosovës.
Sipas tij synimi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i nevojave ne tregun e punës dhe trendët ne tregun e punës si dhe dinamikat e aktiviteteve te ndryshme te cilat kërkojnë studime te veçanta shkencore dhe te përvitshme sepse proceset zhvillimore ne ekonominë e tregut karakterizohen me ndryshime te shpejta si rezultate i industrializimit te vendit dhe digjitalizimit..
Kërkesa ne tregun e punës për rritjen e shkathtësive te fuqisë punëtorë gjegjësisht te zhvillimit te kapitalit njerëzorë te behet ne harmoni me nevojat e tregut te punës prandaj edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve ne bashkëpunim edhe me partner tjerë vendor dhe organizata ndërkombëtare kanë bërë përpjekje të vazhdueshme qe tregu i punës te jete ne harmoni me nevojat
Kryetari i AKB-së tha zhvillimi ekonomik karakterizohet kryesisht nga ndërmarrjet e vogëla, të mesme e të mëdha, remitencat dhe investimet e huaja.
Vendi ynë kategorizohet si vend me të ardhura të ulëta. Sektori privat është përballur me mjaft sfida si informaliteti i lartë e barrrierat e shumta ku sivjet është më keq se më parë.
Sipas tij rritja ekonomike më 2018 ishte 3.8 për qind derisa më 2017 ishte 4.2. Rritja ishte shkak i remitencave nga diaspora që ishin burim i zhvillimit sidoms në patundshmëri dhe janë të hyrat më të mëdha mbi 800 milionë euro e që janë dyfish më shumë.
Sipas tij më 2018 janë punësuar 345 mijë veta apo më pak 11 mijë e 964 sesa më 2017 ku ishin punësuar 357 mijë veta.
Ka një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve të huaja ku më 2018 janë mbyllur 65.
Më 2018 janë regjistruar 9.960 biznese, derisa kanë mbyllur 1592.
Deria biznese të huaja më 2018 ishin regjistruar 755 ku ka ulje për 12 sosh nga viti paraprak. Ndërs biznese të huaja janë mbyllur 65.
Më 2018 remitencat shënuan rritje në 800.6 milionë euro.e të ciçat shërbejnë si burim për konsum e investin të cilat më së shumti bëhen në patundshmëri.
Investime të huaja direkte më 2018 kanë rënë në 213.7 milionë euro apo 46 për qind më pak se më 2011 kur ishin 384.4 milionë euro investime të huaja.
Apo mbi 40 milionë investime të huja më pak se në vitin e kaluar.
Kryetari Bashkimit ë Sindikatave të Pavarura Avni Ajdini, tha se për fat të keq papunësia është mjaft i theksuar dhe numri i bizneseve po zvogëlohet e ku puntorët e ekspertët po ikin nga Kosova.
Sipas tij vetëm fuqia pubtore mund ta ngrit zhvillimin në fabrika e jo në asfalt.