23 Dhjetor 2024

Mbahet takimi i drejtorëve të përgjithshëm të Doganave rajonale

Prishtinë, 11 qershor - Sot në Prishtinë për herë të parë është mbajtur takimi i Drejtorëve të përgjithshëm të doganave të vendeve të Ballkanit me përkrahjen e Doganës britanike. 

Në këtë takim morën pjese, Bedri Hamza, Minister i financave, Ruairi O’Connell, Ambasadori Britanik ne Kosove, Drejtorët e përgjithshëm të Doganës se Kosovës, Doganës së Shqipërisë, Doganës së Maqedonisë së Veriut dhe Doganës së Malit të Zi
 
“Më lejoni fillimisht te falënderoi qeverinë e Britanisë se Madhe për përkrahjen e këtyre takimeve rajonale te drejtuesve te Doganave, te cilat takime janë me rendësi  te madhe për vendet tona, ne zhvillimin dhe ndërtimin e kapacitete doganore, te bashkëpunimit rajonal , te shkëmbimit te informacioneve dhe praktikave te mira ne fushën e doganave, qe kanë ndikim edhe  në zhvillimin ekonomik te vendeve tona rajonale."

"Dëshiroj gjithashtu të falënderoj edhe organizatat tjera ndërkombëtare për përpjekjet e tyre te vazhdueshme ne rajon për të ndihmuar nga programet e tyre, aktivitetet që lidhen me konceptin  rajonal te bashkëpunimit”  theksoj ministri Hamza.

Më tutje Ministri Hamza  theksoj se Qeveria e Kosovës dhe unë si Ministër i Financave  do të jemi ne përkrahje te këtyre iniciative ne fushën e Doganave dhe bashkëpunimit rajonal, me partneret tanë ndërkombëtare në shërbim te çdo iniciative qe shkon ne drejtim te lehtësirave tregtare dhe qarkulluese te mallrave, luftimin e kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare dhe do te mbështes çdo vendim apo projekti në fushën e doganave, me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes dhe krijimit të kushteve më të mira për investitorët e jashtëm dhe për një zhvillimin ekonomik.

Derisa drejtori i doganës së Kosovës theksoj se “Ne e dimë qe Doganat ne rajonin tone  ka një mision të gjerë , duke filluar nga fusha e të hyrave, lehtësimin e tregtisë, luftimin e krimeve ndërkufitare, ekonomisë joformale,   dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara.

Duke qenë se Doganat kane një  mision te gjere dhe vlerësohet si një nga institucionet me rendësi për vendet tona , ne vlerësojmë se qeveritë e vendeve tona , komuniteti i bizneseve  por edhe  qytetaret e vendeve tona do të vazhdojë të ketë pritje të mëdha nga Doganat ne lehtësimin e tregtisë, lëvizjes se njerëzve, mallrave, por edhe ne luftimin e kontrabandës dhe krimeve trans kufitare.

Derisa ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell theksoj se Britania e madhe do të vazhdoj të përkrah lehtësim e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve prandaj jemi këtu për të ju përkrahur”

Dogana e Kosovës do të jete ne përkrahje te këtyre iniciative ne fushën e Doganave dhe bashkëpunimit rajonal, me partneret tanë ndërkombëtare në shërbim te çdo iniciative qe shkon ne drejtim te lehtësirave tregtare dhe qarkulluese te mallrave, luftimin e kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare dhe do te mbështesim   çdo vendim apo projekt në fushën e doganave, me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes dhe krijimit të kushteve më të mira për investitorët e jashtëm dhe për një zhvillimin ekonomik.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)