23 Dhjetor 2024

Mbahet Samiti ekonomiko-tregtar Kinë-Europë

Paris, 5 prill - Samiti për marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis Kinës e Europës u mbajt dje në Paris.

Studiuesit dhe specialistët kinezë e francezë zhvilluan bisedimet mbi lidhjen e strategjive midis Kinës dhe Europës, bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, marrëdhëniet midis BE-së e Kinës etj.

Zv-këshilltari i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës, si dhe ish-zv.ministri kinez i Tregtisë Wei Jianguo u shpreh se BE-ja ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Kinës në 14 vitet e fundit dhe Kina është renditur si partnerja e dytë më e madhe tregtare e BE-së në vitet e fundit.

Marrëdhëniet midis dy palëve zhvillohen me shpejtësi dhe pritet që sfera e bashkëpunimit të zgjerohet më tej. Dy palët do të bashkëpunojnë më tej në fushat e reformës në Organizatën Botërore Tregtare, të kundërshtimit të proteksionizmit etj.

Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Strategjive të Francës Pascal Bonifas tha se tregu i Kinës është më i hapur ndaj Francës dhe Europës dhe se kjo e fundit duhet të forcojë dialogun me Kinën në fushën ekonomiko-tregtare.

Ai shtoi se dy palët duhet të punojnë së bashku për mbrojtjen e sistemit shumëpalësh të tregtisë dhe për realizimin e sukseseve të përbashkëta me interes reciprok.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)