09 Janar 2025

Mbahet panairi për investimet ndërkombëtare në Kinë

Pekin, 24 janar - Panairi i 18-të i Kinës për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare, është i vetmi panair për nxitjen e investimeve reciproke dhe integrimin e kapitalit ndërkombëtar në Kinë.

Këtë vit ky panair do të ofrojë një platformë më të mirë për bashkëpunimin tregtar midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendore-Lindore, ku 16 vendet do të kenë mundësi të prezantojnë epërsitë e tyre në fushën e tregtisë.

Komisioni organizativ i këtij panairi bëri të ditur të enjten se gjatë këtij eventi do të zhvillohen një sërë forumesh \"Kina dhe Europë Qendore e Lindore\", do të marrin pjesë dhe investitorë kinezë, do të diskutohet mbi infrastrukturën, burimet, industrinë, telekomunikacionin etj., për të shkëmbyer informacionet po ashtu edhe për shtimin e bashkëpunimit tregtar mes vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)