Mbahet panair tregtar Azi - Europë
Urumqi, 12 gusht - Në Qendrën e Ekspozitave Ndërkombëtare në Urumqi të Xinjiangut u hap të mërkurën Panairi 5 ditor tregtar Azi-Europë 2015.
Panairi me përmasa të mëdha është një nga veprimtaritë më të rëndësishme në 60 vjet të themelimit të Rajonit Autonom të Xinjiangut.
Panairi i sivjetëm zhvillohet me temën \"Krijimi i platformës tregtare të Rrugës së Mëndafshit-nxitje e bashkëpunimit industrial Azi-Europë\".
Në një sipërfaqe prej 42 mijë metra katrorë në panair janë ekspozuar prodhime të industrisë tekstile, ushqimore, bujqësore, ku nuk mungojnë dhe prodhimet vendëse ndër të cilat vera e Xinjiangut dhe artikuj artizanalë.