07 Janar 2025

Mbahet “Forumi i Biznesit 2015” në Prizren

Prizren, 1 tetor - Në Prizren i filloi punimet për të dytën herë “Forumi i Biznesit 2015 në Prizren”, ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të komuniteti të biznesit nga Kosova dhe nga vende të ndryshme, si nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, Çekia, Zvicra, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia etj.

Në kuadër të këtij Forumi u hap edhe Panairi, ku po prezantohen prodhime vendore dhe produkte të ndryshme nga prodhues të huaj.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami u shpreh se e mira e këtij Panairi është se është arritur qëllimi i takimit të bizneseve me investitorë të ndryshëm. “Jam mahnitur me prezantimin e produkteve cilësore duke e bërë jetën e konsumatorit më të mirë dhe më të lehtë”, u shpreh ministrja Bajrami.

Ajo, në mes tjerash, përmendi angazhimet e  Qeverisë së  Kosovës në përmbushjen e prioriteteve strategjike të saj, në përkrahjen e bizneseve dhe  në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

Gjatë fjalimi të saj, ministrja Bajrami i njoftoi të pranishmit edhe për Pakon e re fiskale, e cila ka hyrë në fuqi që nga 1 shtatori i këtij viti, ku bizneset tashmë kanë filluar t’i ndjejnë efektet e saj. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Ministrinë e Financave po punojmë në  finalizimin e udhëzimit administrativ për pushime tatimore, ku bizneset lirohen nga tatimi në fitim gjatë investimeve ”, theksoi ministrja Bajrami.

Po ashtu, ajo tha se në vazhdën e përpjekjeve për të përmirësuar qasjen në financa është aprovuar në Qeveri Ligji për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, që do të mundësojë themelimin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, i cili do të mbulojë deri në 50% të kolateralit. “Po ashtu është përgatitur Draft-ligji për investime strategjike, përmes të cilit do të përcaktohen se cilat janë fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës dhe do të thjeshtësohen procedurat për investime dhe njëkohësisht do të mundësohet negocimin me investitorë strategjikë për të sjellë investime në Kosovë”, u shpreh ministrja Bajrami.

“Qëllim i yni është që ta integrojmë ekonominë tonë në nivel ekonomik rajonal dhe në mekanizma përkatës të CEFTA-s, të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit (MSA) dh të Marrëveshjes për Tregti të Tirë (MTL) me vende të ndryshme për t’i vënë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës”,  pohoi ministrja Bajrami.

Ajo, gjithashtu i njoftoi bizneset se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve mbështesin pjesëmarrjen e bizneseve në panaire të ndryshme për të prezantuar ofertat vendore.

Ministrja i ftoi bizneset që t’i adresojnë barrierat e tyre tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për t’i shqyrtuar dhe për t’u dalë në mbështetje të zgjidhjes së problemeve të tyre biznesore.

Po ashtu, ministrja Bajrami bëri të ditur se MTI, me datën 7 tetor do të organizojë konferencën për t’i informuar bizneset e këtij Rajoni, që është duke u bërë në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2015”. Ajo shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen  në infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e Parkut të Biznesit në Prizren, që do të krijohen kushte dhe mundësi më të mira për bizneset e kësaj ane.

Në fund, ajo tha: “Ky panair le të shërbejë si urë lidhëse në mes bizneseve vendore me atyre ndërkombëtare dhe si një mundësi për investime të reja!”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)