Mbahet forumi afarist Kosovë - Mali i Zi
Prishtinë, 3 prill - Më rastin e vizitës së delegacionit afarist të nivelit të lartë nga Mali i Zi dhe nën organizimin e Odës Ekonomika të Kosovës (OEK) sot do të mbahet forumi afarist Kosovë - Mali i Zi.
Delegacioni afarist i nivelit të lartë nga Mali i Zi do të jetë i prirë nga Kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi z. Velimir Mijushkoviq me një numër të afaristëve nga Mali i Zi si dhe përfaqësuesit e Doganave dhe të Administratës Tatimore të Malit të Zi.
Ne kete takim gjithashtu do te marr pjese edhe zv/kryeministrja dhe njeherit ministrja e tregtise dhe industrise Mimoza Kusari-Lila.