27 Dhjetor 2024

Masat e përkohshme mbrojtëse në fazën finale të shqyrtimit

Prishtinë, 9 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se është në fazën e fundit të konsultimeve dhe pas verifikimit të të gjitha rekomandimeve të dala gjatë kësaj periudhe si dhe analizës së tregut ne do të dalim me një qëndrim të ri.

Vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse është marrë me 11 qershor me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor derisa të zhvillohen hetimet, ashtu siç është paraparë me ligj.

Vendimi është tërësisht i bazuar në Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe dhe se edhe në këtë fazë ne jemi duke e respektuar atë. Sipas nenit 10 të këtij ligji, vendimi për masat e përkohshme mbrojtëse mund të jetë deri në 150 ditë (90 ditë + në rast emergjence, ministrja mund ta zgjasë këtë afat periudhë më së shumti edhe për 60 ditë).

Vendimi do të ndryshohet apo hiqet kur të kemi një raport final të argumentuar mirë. Më 26 qershor, Departamenti i Tregtisë, ka organizuar takim të hapur me të gjitha palët e prekura dhe të interesuara për këtë vendim, ftesa publike ka qenë e hapur deri më datë 6 korrik. Tani, komisioni në bashkëpunim me institucionet tjera është duke i verifikuar të gjitha deklarimet dhe rekomandimet e dala nga kjo fazë e konsultimeve.

MTI me përkushtim të plotë është duke i përcjell të gjitha ngjarjet; ndikimin e vendimit tek importuesit dhe të gjitha grupet e interesit të afektuar nga ky vendim.

Ky është vendimi i parë i këtij lloji, bazuar në Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe. MTI është në mbrojtje të prodhuesve vendor dhe fton bizneset të cilat, në bazë të ligjit për Masat Mbrojtëse, së bashku përbëjnë 50% të prodhuesve, apo një biznes që mbulon 25% të tregut me prodhimet e tyre të cilët shohin që mund të ketë shtrembërime serioze në treg në sektorin e tyre për shkak të importeve, të paraqesin rastin dhe MTI, komfor ligjit, do ti shqyrtojë ato dhe do ti merr vendimet në bazë të ligjit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar në vazhdimësi me të gjitha institucionet relevante dhe afarizmin për të siguruar një treg konkurrent dhe të drejtë për të gjithë prodhuesit vendorë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)