Marrëveshja financiare në BE ndikon pozitivisht në bursa
Paris, 28 tetor - Tregjet financiare botërore u ngritën sot pasi Bashkimi Evropian miratoi një plan për të shkurtuar përgjysëm borxhin e Greqisë dhe për të shtuar ndjeshëm një fond shpëtimi të gritur për të kontrolluar krizën e borxheve në eurozonë.
Indekset kryesore të tregjeve në Gjermani dhe Francë u rritën 5 përqind pas njoftimit nga Brukseli sot paradite.
Tregjet e aksioneve në Azi u ngritën dy deri në 3 përqind. Tregjet amerikane u ngritën më shumë se 2 përqind.
Udhëheqësit evropianë thanë se marrëveshja mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës dy vjeçare të kontinentit dhe i jep Greqisë një shans për të rifituar qëndrueshmërinë ekonomike.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kemi bërë atë që duhet të bënim.
Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se plani është i besueshëm dhe ambicioz, ndërsa kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se rezultati do të jetë një periudhë e re, një kapitull i ri për vendin.
Presidenti amerikan Barak Obama mirëpriti marrëveshjen si kritike për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së Eurozonës dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë aleatët evropianë për të zgjidhur problemet e ekonomisë globale.