22 Dhjetor 2024

Marëveshja e Washingtonit i hap derën Verërave kosovare në Serbi

Suharekë, 27 nëntor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i shoqëruar edhe nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kanë vizituar sot fabrikën e Verërave Agokosova Holding në Suharekë,  ku janë pritur e informuar lidhur me punën dhe eksportet nga pronari Haziz Tafaj.

Kryetari Shahini tha se Verërat e Kosoves po marrin treg në Serbi falë marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e bardhë dhe kjo është një lajm i mire për vendin tonë.

Subvencionet për prodhuesit dhe eskportuesit duhet te vazhdojnë por edhe mbështetja gjatë pandemisë i nevoitet shumë biznesit të Kosoves ku tha se Bizneset aktualisht po ballafaqohen me mungesë të  mjeteve financiare, me interes të larte bankar si dhe me ndëshkimet dhe bllokadat nga ATK .

Shahini kerkoi nga Qeveria mirëkuptim që gjatë kësaj pandemia bizneset të lirohen nga ndëshkimet dhe borxhet por edhe nga interesi bankar.18 vite kemi ecur bashkë me prodhues dhe vazhdimisht bizneset kërkojnë mbështetje  dhe për herë të pare kritikat janë më të vogla nga qeveria. Duhet të mbështeten prodhuesit  dhe bizneset sepse u është kufizuar e drejta për të punuar lirshëm dhe kjo na pengon shumë në mungesë të ligjeve. Pa zhvillim ekonomik varfëria do të jetë më e madhe.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se do vazhdojë mbështetjen për bizneset.

“Jemi këtu për ti dhëne mbështetje bizneseve e prodhueseve vendës, ku 80% del jashtë Kosovës. Jemi munduar të mbështesim bizneset. 270 milion euro i kemi shpërndarë duke dyfishuar  subvencionimet në vreshta. Gjendja është e rëndë po do të iu qëndrojmë afër bizneseve. Vitin  e ardhshëm kemi paraparë buxhet 182 milion euro edhe me ndihëm e partnerëve ndërkombëtar. Ligjin për rimëkëmbje ekonomike do ta kalojmë javën tjetër”, tha Hoti.

Pronari Aziz Tafaj ,ka mirëpritur Kryeministrin Hoti dhe Kryetarin e AKB-se Shahini ku I falnderoj për vizitën në kudër të Javëve të Biznesit Koosvar 2020 dhe tha se ne si kompani që një kohë eksportojnë  në shtete të ndryshme, ndërsa  tash kemi filluar edhe në Serbi.

“Ndërmarrja i ka 430 hektarë të vreshtarisë dhe prodhon diku rreth 1 milion litra vere dhe prodhimi i verës ka filluar të eksportohet edhe jashtë Kosovës. Këtë vit një treg i ri i cili ka filluar të jetë interesant është edhe Serbia, ku kemi nënshkruar kontratë për 1 milion litra. Sot jemi duke filluar me implementimin e kësaj marrëveshje. Do të vazhdojmë programin tonë. Ky vit nuk ka qenë vit i lehtë për neve si prodhues, por kemi pasur mbështetjen e qeverisë. Iniciativa e qeverisë për subvencionimin e vreshtave na ka krijuar entuziazëm të prodhojmë edhe më shumë.

Besian Mustafa, Ministri Bujqësisë, tha se për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia këtë vit, kanë vendosur dyfishimin e subvencioneve për vreshta.

“Pas diskutimeve që kemi pasur kemi vendosur sivjet të dyfishojmë subvencionet edhe për vreshta nga 1 euro për hektarë. Dhe natyrisht do të paguajmë dy herë subvencionimin për litër të verës. Edhe me të gjitha subvencionet mbi 400 milion euro jemi të bindur qe kjo është një përkrahje për zhvillimin ekonomik”.

Edhe  kryetari i Suharekës  Bali Muharremaj, falënderoi kryeministrin për përkrahjen, duke shtuar se edhe ata si komunë u kanë dal në ndihmë bizneseve, duke i liruar nga disa tatime.

Kjo nismë është bërë në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020 në Suharekë, ku veraria, ”Agro Kosova Holding”, nis zyrtarisht eksportin në Serbi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)