27 Dhjetor 2024

Maqedonia vendos reciprocitet me Kosovën

Shkup, 27 korrik - Qeveria e Maqedonisë do të bëjë doganimin e dy tipave të prodhimeve nga Kosova. Gjatë 200 ditët në vazhdim uji i ambalazhuar nga ky vendi fqinjë do të doganohet me 40%. Gjatë kësaj periudhe me 15 për qind  do të doganohen gypat e salduar që nuk janë me prerje të tërthortë.

Kjo është përgjigjja e Qeverisë të Maqedonisë për zbatimin e doganës për çimenton nga Prishtina zyrtare.  Këto dy vendime prej djeshit kanë hyr në fuqi, pasi që ishin të shpallura në “Gazetën Zyrtare”.

Deri te kjo luftë tregtare me njërin ndër partnerët më të rëndësishëm të  Maqedonisë, erdhi pasi Kosova para disa javësh solli vendim që çimentoja që importohet të doganohet me  35%.

Me këtë doganim, çimentoja e Kosovës e cili kushton 80 euro për një ton, në territorin e Kosovës  kishte çmim konkurrues me atë Maqedonisë, e cili shitej 60 euro për një ton. Nga Ministria e ekonomisë thonë se me Prishtinën janë në bisedime, prej nga kanë marrë përgjigje se shumë shpejt dogana do të abrogohet, por do të bëhet aplikimi i kuotave.

“Nëse autoritetet kosovare tërheqin vendimin për doganimin e çimentos me 35 për qind atëherë Qeveria e republikës së Maqedonisë menjëherë do ta tërheq vendimin për reciprocitet për dy produktet në fjalë”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Ndryshe, Maqedonia dhe Kosova eksportojnë çimento me vlerë prej 24 milion euro, ndërsa tek ne importohet ujë nga Kosova me vlerë prej 1,7 milion euro dhe gypa me vlerë prej 2 milion euro.

Qeveria e Maqedonisë ndërmori këto masa, sepse Kosova shkeli marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik CEFTA, mirëpo është e gatshme të tejkaloj problemet, sepse shteti i Kosovës në vjet eksporton mall prej 400 milion dollarësh, ndërsa importojmë vetëm 20 milion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)